Ditën e sotme, pas 2 javë kërkimesh është gjendur trupi i 10-vjeçarit, i cili u mbyt në lumin Fan.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj, në momentin kur 10-vjeçari ishte futur në ujë për të kapur topin pasi kishte qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë.
Mësohet se i mituri është rrëmbyer nga rrjedha e lumit.
Trupi i pajetë i vogëlushit është gjetur në rezervuarin e HEC-it në Reps.