U mbyt sot në Bunë/ Flet babai i 13-vjeçares: Ishte me 3 fëmijë të tjerë, nuk dinte not

Babai i 13-vjeçares e cila u mbyt në lumin Buna në Shkodër ka treguar se vajza e tij kishte shkuar për tu larë së bashku me dy fëmijë të tjerë. Ai nuk di ta sqarojë saktësisht se çfarë ka ndodhur, por thotë se e mitura nuk dinte not.

Sipas tij, fëmijët nuk shkonin shpesh në atë zonë, ndërsa shprehet se së bashku me ta ishte edhe një person tjetër.

“Kanë ardhur për tu larë. Nuk ka ditur notin, tamam saktësisht nuk di të them. E ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjalë. Ishin tre fëmijet, dy vajzat dhe djali. Nuk kam çfarë të them. Nuk kanë ardhur shpesh për tu larë në këtë zonë. Kanë qenë të tre dhe një person tjetër, por saktësisht nuk mund ta them”, ka treguar babai i 13-vjeçares.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *