Parlamenti miratoi sot amendamentet e propozuara me 102 vota pro për ndryshimet e Kodit rrugor. Ndër të rejat kryesore të Kodit rrugor janë rritja e moshës deri në 70 vjeç për mbajtjen e lejes së drejtimit, lejimi i shpejtësisë në disa akse deri në 130 km/h, por dhe vendosja e disa kufizimeve në shpejtësinë e lejuar për ata që sapo marrin lejen e drejtimit.
Deputetja e PS, Ermonela Felaj tha se ndryshim i shpejtësisë së lejuar, është me vend.
“Ndryshimet me vend janë ndryshimi i shpejtësisë. Kufizohet shpejtësia që shkruhet në patentë. Edhe për parkimet, ndryshimet për një ndarje proporcionale 50% me 50% privatit dhe banorëve, vërejtje neni 7 dhe 8: nuk kanë kaluar në komision të ligjeve, verfikimi i ndryshimit të pronësisë së mjeteve nuk duhet para punonjësit të policit rrugor. Këto formalizime duhet të mbetet të bëhen tek noteri, jo tek polici”-u shpreh Ermonela Felaj.
Sakaq, për Deputetin Socialist Erion Braçe, duhet një vëmendje më e shtuar dhe për sa u takon mjeteve motorrike në zonat rurale, fshatrave.
Në propozimet më të rëndësishme për ndryshime në Kodin Rrugor mund të theksohen dhjetëfishimi i gjobave për shoferët që përdorin telefon duke u bërë nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë.