Kryetari i Bashkisë Krujë Artur Bushi u pyet nga Prokurorët e SPAK për gati 1 orë e 45 minuta. Në përfundim të dëshmisë së tij, në një deklarimin të shkurtër për mediat Bushi tha se nuk kishte asnjë gjë serioze në marrjen e tij në pyetje.
Ai nuk bëri asnjë koment për pyetjen e mediave nëse ai është konfirmuar si kandidat i PS për zgjedhjet e 14 majit.