Irena Palato që shërben në Prokurorinë e Torinos ka në dorë zbardhjen e rasti të Fatmir Arës, një 43-vjeçarit shqiptar i gjetur pasditen e së shtunës pa shenja jetë në fshatin San Carlo .
Prokurorja ka kërkuar sekuestrimin e dhjetëra kamerave në 24 orë që të çojnë në vendin e krimit, duke bërë të hapen me qindra orë përgjimesh ajo gjithashtu ka tentuar të marrë në pyetje një punonjës nga Mathi ku mësohet se takimi me punojësin ka zgjatur plot 17 orë deri sa ajo ka arritur ta bëjëtë dyshuarin të pranojë se ka qenë autor i krimit dhe gjithashtu të japë detaje lidhur me ngjarjen.
Të dhënat e djeshme që kanë dalë në lidhje me këtë ngjarje dëshmojnë se janë gjetur arma e krimit dhe dorashkat që janë përdorur në torturimin e shqiptarit, por Policia dhe Prokuroria janë të kujdesshme në nxjerrjen e motiveve dhe të personave të tjerë që kanë marrë pjesë në krim. Sipas të dhënave që vijnë nga mediat vendase mësohet se i riu italian, që është i moshës 30 vjeç, të jetë një emër i paskeduar për policinë vendase, por ai dyshohet se është personi që i ka marrë jetën me armën e vet, të cilën e posedonte dhe tashmë është në duart e grupit hetimor.
Policia italiane pasi hetoi qindra orë filmime në kamerat e sigurisë përreth zonës ku u gjet trupi i viktimës ka arrestuar 30-vjeçarin që është një ndër personat e dyshuar për vrasjen e shtetasit Fatmir Ara në San Carlo Canavese.
I dyshuari dha disa versione të ngjarjes derisa ka pranuar krimin, duke dhënë prova të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, i hedhur larg nga vendi ku ndodhi vrasja, dorezat e përdorura për ekzekutimin e shqiptarit dhe armën.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse 30-vjeçari italian veproi i vetëm apo kishte bashkëpunëtorë.