Këngëtarja Adele po shijon momentet e pas divorcit. Më herët mediat e huaja kanë raportuar se ajo po shijon një romancë të re, e po kështu ndjehet në formë pas dobësimit. Duke lënë pas elegancën e saj, tashmë do të fokusohemi tek raporti me ish-bashkëshortin.
Adele nuk do t’i paguajë ish-burrit Simon Konecki ndonjë mbështetje financiare, pas divorcit. Të dy kanë rënë dakord të kenë kujdestarinë e përbashkët të djalit të tyre Angelo.
Këngëtarja 32 vjeçare dhe biznesmeni 46 vjeç, kanë rënë në një marrëveshje që të kenë kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të djalit të tyre Angelo, pas ndarjes së tyre, pas pesë viteve martesë.
Një vendim gjyqësor i marrë nga TMZ thotë se: “Secila palë heq të drejtat për të kërkuar ose marrë ndonjë mbështetje financiare nga pala tjetër”.
Dokumentet që nuk janë bërë publike, tregojnë detajet e mbështetjes financiare për fëmijën e Adele dhe Simon. Ish-çifti njoftuan ndarjen e tyre në prill 2019.