U nda nga Blero/ Afrona thyen heshtjen: Marrëdhënia jonë po vdiste, s’kemi asnjë kontakt

Afrona Dika ka thyer heshtjen pas divorcit me këngëtarin Blero.

Ajo është shprehur se ky vendim nuk ishte i lehtë për të, por “koha i shëron plagët”. Ndërsa shtoi se “marrëdhënia e tyre po vdiste ngadalë”.

“Viti i kaluar ka qenë një super sfidë për mua. Si nga ana profesionale ashtu edhe nga ana personale. I kam pasur të gjitha si gëzimi deri te mërzitja, deri të humbjet. Ka qenë një vit plot sfida
.

përjetova si çdo ndarje që nuk është e lehtë, deri te ndarja jonë. Ka qenë një periudhë që më duhej kohë për të menduar dhe për ta ditur se çfarë dua unë në jetën time. Kisha nevojë për heshtje, për reflektim dhe të merrem shumë me punën. Puna më ka ndihmuar shumë në atë kohë sidomos familja dhe shoqëria ime e ngushtë që kanë qenë të gjithë pranë meje.

Kam dashur të mos ndikohem me fjalë, me shkrime me njerëz, doja të tërhiqem pak sidomos nga mediat e gjithçka rreth meje dhe tij. Nuk ka qenë një periudhë e lehtë për mua, njeriu nuk lidhet me dikë për t’u ndarë në fund dhe nuk ka qenë ky qëllimi. Jeta ndonjëherë të surprizën. Të vijnë momente që ndonjëherë nuk i ke pritur. Vendosa të tërhiqem dhe të merrem me vetveten, me emocionet e mia, çka dëshiroj në jetë. Kam qenë në një proces shërimi, akoma jam. Koha i shëron plagët.

Marrëdhënia jonë po vdiste ngadalë dhe ne në fakt nuk e kuptonim sepse ndonjëherë është e vështirë të vendosësh diçka, a është e drejtë apo e padrejtë. Shpesh e mashtrojmë dhe vetën, do të bëhet mirë dhe thjesht me kohë edhe konfliktet mosmarrëveshjet po shtoheshin dhe në fund duhej të vendosnim diçka dhe ne menduam të shkonim në rrugë të ndara.

Faji gjithmonë mendoj se është i dyanshëm, nuk mund të them që ka qenë faji im apo i tij. Thjesht nuk funksionoi më dhe vendosëm të mos i bëjmë njëri-tjetrit. Ka qenë një vendim shumë plotë i menduar, jo vetëm të ndahemi”, tha ajo.

Afrona u shpreh se mes tyre nuk ka asnjë komunikim dhe distanca është një nga arsyet e ndarjes.

Sa i përket partnerit të ri u tregua e rezervuar, duke thënë vetëm se ai e bën të lumtur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *