Sot 6 vite nga humbja e këngëtarit Ergi Dini, i cili ndërroi jetë në një aksident fatal me motor. E që nga ajo ditë artisti ka jetuar me motrën e tij, Barbana Dinin, e cila nuk lë rast pa e kujtuar vëllain e saj të ndjerë.
Aq më shumë sot kur kanë kaluar 6 vite nga ndarja nga jeta e yllit në ngritje të muzikës, Ergi Dini. Në këtë ditë të vështirë për këngëtaren, ajo sërish ka mbledhur forcat dhe i ka dedikuar fjalët më rrëqethëse vëllait të saj. Krahas një imazhi të të ndjerit Ergi Dini, në Instagramin e saj këngëtarja shkruan:
“Nëse do më pyesnin cila është dita më e keqe e jetës time, do thoja është pikërisht kjo datë! Dita kur ti ike nga kjo jetë, padrejtësisht! Kanë kaluar 6 vite, kur e mendoj më duket si dje sepse dhimbja është çdo ditë e njëjtë, aty dhe vetëm shtohet! Nga ana tjetër kanë kaluar 6 vite dhe më duken sikur kam 600 vite mbi supe!
Dhimbje, mall dhe boshllëk pafund! Ikja jote është ajo gjë për të cilën nuk gjeta, as nuk do gjej dot kurrë ngushëllim dhe kjo ma bën shpirtin copash çdo ditë! Sa gjëra do doja të ndaja me ty…nuk kam fjalë, nuk di ta përshkruaj çfarë ndjej, vetem di që është gjëja më e veshtirë që njeriu mund të provojë!
Pusho në paqe ëngjëlli im, brenga ime më e madhe! Je aty në çdo mendim timin cdo mëngjes kur zgjohem dhe çdo mbrëmje kur shtrihem të fle!”