FOTO/ U ndërtua në Epokën e Faraonëve 3 mijë vite më parë, zbulohet ‘qyteti i artë i humbur’ në Egjipt

Arkeologët kanë zbuluar mbetjet e një qyteti të lashtë që daton 3,000 vite më parë. Ata e përshkruajnë si më të madhin të gjetur ndonjëherë në Egjipt.

Egjiptologu i njohur Zahi Hawass njoftoi zbulimin e “qytetit të artë të humbur” të vendosur pranë Luxor, shtëpia e Luginës legjendare të Mbretërve.

Ekipi i gërmimit tha se qyteti humbi nën rërë dhe datonte në mbretërimin e Amenhotep III dhe vazhdoi të përdorej nga Tutankhamun dhe Ay.”

E2

Profesori i artit dhe arkeologjisë egjiptiane në Universitetin Johns Hopkins, Betsy Bryan, e konsideron zbulimin e qytetit të artë si të dytin zbulim më të rëndësishëm arkeologjik që nga varri i Tutankhamun, një shekull më parë.

Gërmimet nisin në shtator të 2020 midis tempujve të Ramses III dhe Amenhotep III pranë Luxor, rreth 500 kilometra (300 milje) në jug të Kajros. Për vetëm disa javë ekipi gjeti formacione me tulla balte që shkonin në të gjitha drejtimet.

 

E1

Kanë kaluar 7 muaj nga gërmimet dhe janë gjetur disa lagje, një furrë buke me qeramikë magazinimi dhe zona adminstrative dhe rezidenciale.

“Epoka e artë e faraonëve”

Artikujt e bizhuterive janë zbuluar gjithashtu, së bashku me enët e qeramikës me ngjyrë, amuletat e brumbujve të karabit dhe tullat e baltës që mbajnë vulat e Amenhotep III.

Faraon

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *