Pak ditë pas funeralit të mbretëreshës Elisabeth II, faqja zyrtare e pallatit Buckingham ka publikuar foton e parë të varrit ku prehet ajo.
“Një pllakë varri është vendosur në ‘Kapelën Përkujtimore të Mbretit George VI’, pas varrimit të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth”, ka shkruar familja mbretërore në Twitter.
Krahas shkrimit, duket edhe pllaka e varrit. Elizabeth II është varrosur pranë burrit të saj të ndjerë, Philip. Mbretëresha u nda nga jeta më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Si pasardhësi i saj në fron u vendos, mbreti Charles III.