U ‘ndëshkua’ prej të shoqit, Liri Berisha hedh pas krahëve ‘non grata-n’ e SHBA-ve dhe iu përkushtohet librave

Ish kryeministri Sali Berisha së bashku me bashkëshorten Liri dhe fëmijët Argita dhe Shkëlzen u shpallën non grata nga SHBA më 19 maj. Vendimi i sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka nxitur debate nga të gjithë dhe kjo çoi në përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike.

Por që nga vendimi bashkëshortja e ish liderit nuk është shfaqur në publik. Me nisjen e Panairit të Librit, duket se Liri Berisha se ka gjetur një hob të ri.

Ajo së fundmi është shfaqur si autore librash tek shtëpia botuese e Fahri Balliut. Berisha ka ngritur një stendë në “Pallatin e Kongreseve” nga ku po jep edhe autografe për të pranishmit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *