U njohën në Facebook/ Shqiptari tenton të përdhunojë 23-vjeçaren në Greqi, vajza e kyç në ballkon

Një shqiptar akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një vajzë nga Polonia.

Mediat greke bëjnë me dije se vajza ftoi 30-vjeçarin shqiptar në shtëpinë e saj për një pije por mesa duket nuk e kishte mender se do të kishte përfunduar në këtë mënyrë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Ampelokipi, rreth orës 23:00 kur 30-vjeçari shqiptar me identitet grek kapërcen pragun e banesës në rrugën Papadiamantopoulou ku banon vajza 23-vjeçare nga Polonia. Mësohet se ata të dy ishin njohur para disa ditësh përmes Facebook-ut.

Vajza e thirri në shtëpinë e saj, i dha një pije dhe ata po bisedonin kur papritmas shqiptari i kërkoi të bënin seks. 23-vjeçarja refuzoi mirëpo shqiptari e goditi me grusht në fytyrë e më pas tentoi t’i grisë rrobat. Vajza ja ka dalë t’i rezistojë të gjitha forcat dhe kur përdhunuesi i saj e kuptoi se nuk do ta përfundonte aktin e tij vendosi të largohej. Por fati donte që ai të thyente dorezën ku dhe mbeti i bllokuar në banesë.

Më pas ai doli ballkon për t’u arratisur nga banesa tjetër, por nuk ia ka dalë. 23-vjeçarja e mbylli në ballkon për të thirrur më pas policinë dhe për të arrestuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *