U pa sot para SPAK, ish-kryebashkiaku i Lezhës: Kam punët e mia

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është paraqitur këtë të hënë në SPAK.

Ndonëse ende nuk dihet se cila ka qenë arsyeja, për mediat Frrokaj tha se “ka shkuar për punët e tij.”

Kujtojmë se ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është dënuar me katër vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.

Fran Frrokaj dhe zyrtarët e arrestuar akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  1. Si ka mundësi që ngjarjet më të rënda të përdhunimit ndodhin në zonat rurale?
  2. Kush institucion ccalon?
  3. CCfarë ndikon, ekonomia, cceshtje sociale?
  4. Njerezit janë probleme mendore ?….Ku ccalon?
  5. Zgjidhja që ju sugjeroni?

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *