U paragjykua për lidhjen e saj me futbllistin 21-vjeçar, Adriana Matoshi ‘ua mbyll’ gojën të gjithëve

Adriana Matoshi para disa kohësh ndau me fansat lajmin e lidhjes së saj me futbollistin afrikan Keith Groeneveld.

Edhe pse kanë hasur mjaft paragjykime nga të tjerët lidhur me lidhjen e tyre, pasi Keith ka një tjetër etnicitet dhe është 19 vite më i vogël nga Adriana, sërish ata shfaqen të lumtur krah njëri-tjetrit. Në një foto të fundit që ajo ka ndarë me ndjekësit , dyshja duket e lumtur.

Nuk kanë munguar komentet e shumta pozitive, por ka patur edhe kritika nga ndjekësit.

Njëri nga ata shprehet se: “Nuk është në edukatën time të paragjykoj, po të paktën të kishe marrë një në moshën tënde dhe ngjyrën tënde, as italianet që kanë kulturë tjetër nuk marrin moshë të re, po marrin moshat përkatëse që janë, sikur të kenë dhe 2-3 divorce në jetë”.

Adriana nga ana tjetër ka krahasuar dashurinë e saj me Keithin si të Muhamedit dhe gruas së tij. 

“Muhammedi (alejhi selam) e ka pasur gruan më të vjetër se ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashkë”, shkroi ajo.

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *