Puthja e fëmijëve në buzë nga prindërit është një temë e nxehtë prej dekadash, por po theksohet gjithnjë e më shumë vitet e fundit kur personazhe si Victoria, David Beckham apo Hillary Duff, por edhe shumë personazhe shqiptare, Ilir Shaqiri, Robert Berisha apo Jonida Vokshi, kanë postuar foto duke puthur fëmijët në buzë.
Së fundmi, Jonida ishte e ftuar në një intervistë, ku ka folur në lidhje me fotot ku puth në buzë vajzën e saj, Emin.
Jonida shprehet se ka një dyshim për puthjet në buzë të prindërve me fëmijët në rastin e seksit të kundërt, megjithatë shton se nuk është shumë e qartë për këtë.
“Unë nuk jam as pro as kundra në sensin që mund të kem një dyshim timin tek sekset e kundërta, kur babai puth vajzën ose kur nëna puth djalin. Nuk është se e kam shumë të qartë nëse do të kisha një djalë por thjesht me Emin nuk e kam këtë. Unë e puth atë kudo, e haj, e shkëlyej”– u shpreh Jonida.
Më tej ajo zbuloi se është në planet e saj edhe një fëmijë i dytë. “Nuk dua ta lë Emin vetëm. Me shumë dëshirë dua t’i bëj Emit një motër. Nëse është në dëshirën çfarë dua unë të kem, do doja të provoja ndjesinë e një djali”- u shpreh Jonida.