Një shtyllë elektrike është rrëzuar këtë të premte në autostradën Tiranë-Durrës, ku kablloja elektrike ka rënë mbi karrexhatrë.
Mësohet se vetëm disa orë më vonë OSSH ka bërë të mundur lirimin e rrugës, duke e zhvendosur shtyllën dhe ka pastruar zonën nga telat e rrëzuar në tokë, me ndihmën e policisë.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi shtylla e dëmtuar ka qenë pa tension.
Njoftimi i plotë:
Sqarim #Shënavlash #Durrës
Sot rreth orës 12:50, OSSH Durrës është njoftuar nga strukturat e policisë për rrëzimin e një shtylle pranë mbikalimit të këmbësorëve në Shënavlash.
Menjëherë, pas njoftimit, OSSH organizoi punën duke pasur parasysh sigurinë teknike, zhvendosi shtyllën dhe pastroi zonën nga telat e rrëzuar në tokë, me ndihmën e policisë.
Theksojmë se shtylla e dëmtuar ka qenë pa tension, e palidhur me rrjetin elektrik. Sakaq Policia, me ndihmën e OSSH po heton mbi shkaqet e incidentit, ndërsa mësohet paraprakisht se nuk ka të lënduar.
OSSH ka ofruar të gjithë suportin e saj për të lehtësuar trafikun, duke pastruar rrugën me qëllim normalizimin e lëvizjes së automjeteve.