Jennifer Hough, gruaja që akuzoi për përdhunim në 1994 bashkëshortin e reperes Nicki Minaj, Kenneth Petty, ka folur kundër çiftit në një intervistë të dhënë së fundmi.
Ajo së bashku me avokatin e saj Tyrone A. Blackburn, në The Real kujtuan në detaje atë që i ndodhi më 16 shtator të 1994, kur të dy ishin 16-vjeçarë.
Hough tha se u ndesh me bashkëshortin e Minaj gjatë rrugës për në shkollë, ndërsa ai i vendosi diçka pas shpine, të cilën ajo mendonte se ishte armë, por më pas u sqarua se ishte një thikë. Ai e dërgoi në shtëpi ku dhe abuzoi seksualisht me të.
“Jam lodhur nga frika”, tha Hough.
Kujtojmë se Kenneth u arrestua për përdhunim të shkallës së parë dhe më vonë u deklarua fajtor për tentativë përdhunimi. Ai u dënua me 18 deri në 54 muaj burgim.
Sipas dokumentave të dorëzuara në Gjykatë, paditësja (Hough) nuk ka punuar që nga maji i vitit 2020 për shkak të depresionit të rëndë, paranojës, ngacmimeve dhe kërcënimeve nga të pandehurit (Minaj dhe Petty) dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Gjatë një seance virtuale, 43-vjeçari u deklarua fajtor dhe tani po përballet me një maksimum prej 10 vitesh me një lirim të mbikëqyrur.
/Priza.al/