U përdor për sulmin ndaj TCH/ Pronari i ‘Range Rover-it’ kishte denoncuar vjedhjen në 2020 (Video)

Automjeti tip “Range Rover” që u përdor në sulmin ndaj televizionit “Top Channel” rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Ramadan Nikollit. Ai është një qytetar nga Kosova që në vitin 2020 zgjodhi të bënte pushimet në plazhin e Talës, në Lezhë. Arbresh.info ka kontaktuar me Nikollin, i cili më 10 korrik të 2020-ës ka denoncuar vjedhjen e makinës së tij.

“’Range Rover’ me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel” mbrëmë, ka qenë vetura ime, por që më është vjedhur nga rojtari i sigurisë së hotelit ku po qëndrojë me pushime atëherë.

Unë i kam pa lajmet që vetura ka qenë me targa të huaja në momentin kur është gjet e djegur pas sulmit që ka ndodhur. Ato targa nuk e di kur ia kanë nxjerrë, që po më duket kanë qenë angleze, por, mu kur ma kanë vjedhë veturën para tre vjetëve, targat e saj kanë qenë 01, pra, të Kosovës,”– tha Makolli.

Në lajmin e publikuar në 10 korrik të vitit 2020, shihet se Makolli denoncon hotelin ‘Sokol Lulaj’ për vjedhjen e mjetit të tij. Ai madje ka publikuar dhe videon ku shihet moment që i marrin makinën.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *