Emily Ratajkowski na ka befasuar të gjithëve. Teksa po aludohej për një lidhje të mundshme dashurie me aktorin e njohur Brad Pitt, modelja është fotografuar teksa puthej me një burrë misterioz.
Kjo skenë kaq romantike ka ndodhur në qytetin e New York-ut të premten. Dyshja duken mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Emily dhe burri misterioz u panë gjithashtu duke shijuar një koktej së bashku. Mirëpo, një burim ka thënë për “People” se nuk ka asgjë serioze mes dyshes.
Emily Ratajkowski ka qenë në qendër të vëmendjes që pas divorcit të saj. Së fundmi, modelja ka habitur përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi është shfaqur si biseksuale. Një përdorues në platformën ‘TikTok’ e ka paraqitur një ‘sfidë’ që “nëse identifikohesh si biseksual, duhet të kishte patjetër një divan kadifeje ngjyrë të gjelbër”.
Ratajkowski, pa asnjë hezitim e ka pranuar sfidën, duke u përgjigjur vetëm me një veprim. 31 vjeçarja ka kthyer kamerën nga vetja teksa ishte ulur në një divan të gjelbër prej kadifeje që ndodhej në shtëpinë e saj.
Videoja u shpërnda edhe nga Shay Mitchell, e cila gjithashtu me sa duket konfirmoi orientimin seksual të Emily Ratajkowski. Videoja e Ratajkowski vjen disa kohë pas lajmeve se ajo ka bërë kërkesë për divorc nga ish-bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, i cili dyshohet se e ka tradhtuar. Dyshja ishin të martuar që nga viti 2018 dhe kanë një fëmijë së bashku, 1-vjeçarin Sylvester Apollo Bear.