U përfol se kishte ndëruar jetë, reagon ashpër Eni Çobani: Nëse nuk hiqet brenda javë si lajm, do të jem njeriu i parë publik që do…

Një lajm i rremë është përhapur disa ditë më parë ku thuhej se avokatja, Eni Çobani, kishte ndërruar jetë.  Ditën e djeshme  Çobani ka reaguar duke e cilësuar si një spekulim dashakeq.

Ardit Gjebrea: Për ju zonja Eni më kanë pyetur të gjithë, pas një lajmi që ka qarkulluar nëpër portale, që nuk ma nxë goja ta them…

Eni Çobani: Guxim i madh, në fakt. Unë i falënderoj të gjithë shqiptarët që realisht kanë treguar një dashuri të madhe ditë pas dite dhe javë pas jave. Kam menduar që ai lajm do hiqej, por vazhdon të jetë. Atëherë, meqenëse vazhdon të jetë, edhe unë po e them sot publikisht, jam mirë, jam me shëndet të plotë, faleminderit për mbështetjen. Do jetoj sa ma ka caktuar fati dhe Zoti, kështu që sado ta thoni, ju nuk e shkëpusni dot jetën time. Kështu që faleminderit, Eni Çobani është gjallë.

Nëse nuk hiqet brenda kësaj jave, unë po bëj një premtim publik, do të jem njeriu i parë publik që do të bëj një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës për të gjetur përfundimisht kush janë personat, administratorët e kësaj faqeje, që besoj se e di se kush është, unë nuk dua ta them publikisht, por të gjithë e kanë parë dhe do të përballen me mua penalisht dhe ligjërisht për këtë lajm që kanë nxjerrë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *