U përfshi në aksident, njofton Hajdari: Një fëmijë u përplas në makinën time

Rozeta Hajdari, ministria e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë ka konfirmuar se ditën e djeshme është bërë pjesë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku një fëmijë është përplasur në makinë e saj. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo njofton se i ka ofruar ndihmë fëmijës por edhe ka njoftuar menjëherë organet kompetente.

Postimi i Plotë:

“Për hir të informimit te drejtë, sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqësisht njëri nga ta u përplas në veturën time. Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit. Ndihem më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmija nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi”, ka shkruar ajo.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *