U përfshi në një aksident automobilistik, ndërron jetë futbollisti i njohur

Futbollisti turk, Ahmet Çalik ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

27-vjeçari, i cili luajti tetë herë për kombëtaren e tij dhe së fundmi luajti për klubin Konyaspor, u përfshi në aksident mëngjesin e së martës në kryeqytetin e Ankarasë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit në lagjen Hacilar të Golbasit.

Në një deklaratë, Konyaspor tha: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e futbollistit tonë Ahmet Calik, i cili ka fituar dashurinë e tifozëve tanë dhe qytetit tonë që nga dita e parë që erdhi në Konyaspor”.

27-vjeçari ishte shok skuadre me dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *