Pjerin Xhuvani është ekzekutuar pak çaste më parë në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Më herët ai është akuzuar nga Partia Demokratike si mbështetës i Partisë Socialiste dhe i Edi Ramës, i lidhur me bandat. Xhuvani u akuzua nga PD-ja se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS-së dhe PD-së Ditën e Verës në Elbasan.
Mësohet nga burime ende jo zyrtare se kanë mbetur edhe 3 të plagosur, njëra punonjëse e policisë. 56-vjeçari Pjerin Xhuvani ka qenë ish-drejtor i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërkohë së fundmi kishte kaluar me PS-në.
Ai qëlluar sapo ka zbritur nga makina, duke ecuar në rrugën midis “Parkut Rinia” të Elbasanit.
Në lidhje me këtë ngjarje, bëhet me dije se janë nisur drejt Elbasanit forcat RENEA, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj, drejtor i Policisë Kriminale.