U përfshi në sherr me disa persona dhe kundërshtoi policinë, pranga 31-vjeçarit në Tiranë

Një 31-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi kishte pasur një konflikt me disa persona të tjerë. I riu ka kundërshtuar me dhunë për të shmangur shoqërimin, por është arrestuar dhe është dërguar në komisariat.

Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 31 vjeç, në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tij.S pecialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:D. Ç., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;F. P., 26 vjeç, pasi ka përplasur motomjetin me drejtues Z. L., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *