U përfundoi dënimi, lirohen nga qelia dy ish-vartësit e Thoma Gëllçit

Dy ish-punonjësit e drejtorit të RTSh, Thomqa Gëllccit janë liruar këtë të premte nga qelia.

Burime për median bëjnë me dije se avokatët e Julian Tapia e Ervin Murja kanë kërkuar shuarje të masës së sigurisë, pasi ata kanë përfunduar dënimin përfshirë edhe periudhën e paraburgimit. Dy anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Ervin Muraj u dënuan me nga 1 vit burg secili, për akuzën e “Shkeljes se barazisë në tendera”.

Ngjarja lidhet me një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekësh, me qëllim blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për shkelje të barazisë në tender. Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Për këtë akuzë, SPAK vendosi të dënojë me 2 vite burg, por me gjykim të shkurtuar ai përfundon denimin në muajin shtator.

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *