Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për ta përjashtur me 20 ditë nga Kuvendi.
Ndërkohë, 18 deputetë të tjerë janë përjashtuar për 10 ditë. Në një deklaratë për mediet, Salianji e cilëson një vendim turpi.
Salianji me tone të ashpra thotë se “PD e dënon me forcën më të madhe këtë ashpërsim te aksionit anti-opozitar dhe e konsideron shpallje lufte.”