Meridiani ishte sot i ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, ku foli për herë të parë pas eliminimit nga shtëpia. Ai u ndal te momenti i përlotjes së Donaldit teksa e takoi dhe i kërkoi falje.
Sipas Meridianit, lotët e tij kanë qenë lot gëzimi. Ish-konkurrenti tha se Donaldi po aktron në “Big Brother VIP”.
“Mjafton të kujtojmë lotët e Donaldit kur dola nga shtëpia. Ato m’u dukën si lot narcisisti, ai gëzimi që nxorra dikë. Ai ishte lojë, ai tregoi veten e tij, ai ishte gjatë gjithë kohës aktor, ai po aktron gjatë gjithë kohës aty, ai dëshiron të aktrojë sepse vetëm ashtu përfiton pikë”, u shpreh Meridiani.
/Priza.al./