Një 54-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Selanik si pasojë e një aksidenti.
Mediat greke raportojnë se 54-vjeçari shqiptar i cili ishte duke ecur me motoçikletë është përplasur me një makinë.
Si pasojë e plagëve të rëndë shqiptari ka pësuar atak kardiak. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ishte e pamundur që 54-vjeçari të mbijetonte.