U përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, 17-vjeçari në gjendje kome

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Llogara, pranë fushës së sportit, ku një automjet ka përplasur një 17-vjeçar i cili po kalonte në rrugë.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit i cili ka shkaktuar aksidentin është ish-kreu i bashkisë së Himarës, Vasli Bollano.

17-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor, kanë bërë shoqërimin e Bollanos dhe po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Burime bëjnë me dije se i riu Elio Hamiti është në gjendje kome të thellë dhe pritet të niset për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.

 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi  V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *