Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku për pasojë i ka marrë jetën një shqiptari.
Mësohet se viktima është një 42-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Viktima ishte duke udhëtuar me makinën e tij kur u përplas me një kamion në Brescia, ku humbi jetën menjëherë.
Shkaqet e aksidentit të rëndë ende nuk dihen, teksa policia nisi hetimet për të zbardhur dinamikën.