U pinin ‘gjakun’ të dënuarve që punonin, SHKBB-ja u bën ‘gropën’ dy zyrtarëve të burgjeve

Të gjithë ata që punojnë në institucione shtetërore, nuk kanë si përparësi bërjen e punës, por shikojnë se si të bëjnë ndonjë “lek” duke shfrytëzuar mundësitë që u ofron vendi i punës ose shfrytëzimi i postit.

Kjo gjë ka ndodhur edhe me disa punonjës burgjesh, të cilët kanë parë punësimin e të burgosurve, si një mundësi të tyren për të bërë para, pra duke përfituar në kurriz të të dënuarve.

Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje ka arrestuar dy zyrtarë të burgjeve. Lajmi është bërë i ditur nga mediat, që kanë publikuar këtë rast referuar të dhënave nga Drejtoria e Burgjeve.

Bëhet fjalë për zyrtarët Gani Shehu dhe Lulzim Kaziu. Mësohet se ata, falsifikonin kartelat e ditëve të punësimit dhe për rrjedhoje të dënuarit përfitonin ulje dënimi.

Personat në fjalë akuzohen për “Shpërdorim detyre”. Hetimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *