Ka rezultuar fatal për 57-vjeçarin Besnik Bojaku, zjarri që ra ditën e djeshme në fabrikën e tullave në Maminas. Besnik Bojaku u dërgua tek reparti i djegieve në QSUT por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë që policia ka njoftuar se ka arrestuar B.Z., 67 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik. Ky i fundit dyshohet se nuk ka respektuar rregullat e mbrojtjes në punë.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.