Dino Majko është i riu i cili u masakrua mbrëmjen e djeshme me thikë rreth orës 22:00 në një club në Sarandë.
29 vjeçari është dërguar me urgjencë drejt spitalit të traumës në Tiranë pas plagëve të rënda , ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Bëhet me dije se autori Eniveld Aliu është zhdukur në drejtim të paditur. Sakaq, policia e Sarandës ka ngritur postblloqe në disa prej pikave dalëse të qytetit.
Kujtojmë se Majko ka qenë mbrëmë me shoqërinë e tij në club, ku dhe ka nisur sherrin me autorin e krimit. Përplasja verbale ka agravuar në atë fizike, duke bërë që Aliu të nxjerrë thikën dhe të godasë pesë herë të riun.