U plagos mbrëmjen e sotme, Ylli Brahimi dërgohet në Spitalin e Traumës

Një ngjarje kriminale ndodhi në Milot mbrëmjen e sotme, ku është rregjistruar atentat.

Ndërkohë është zbardhur identiteti i një prej personave të plagosur. Mësohet se ai është 46-vjeçari Ylli Brahimi, një person me precedentë penalë. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Atentati ka ndodhur në banesën e Brahimit. I plagosur është dhe një person tjetër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *