Të shtëna armësh janë dëgjuar këtë mbrëmje në Shkodër. Sipas burimeve viktima është një person i moshuar, Lulash Qepuri rreth 70-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të shumta ka humbur jetën në spital.
Ai është qëlluar me armë brenda lokalit të tij, teksa autori ka hyrë i maskuar dhe e ka qëlluar, duke e lënë të plagosur rëndë.