Kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi është nisur për në spitalin Ushtarak në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij mbetën të plagosur me thikë nga Orges Xhelili, një ish-punonjës IT në bashkinë e Divjakës.
Shkak për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës mësohet se është bërë lëvizja nga vendi i punës i gruas së autorit të ngjarjes, Orgest Xhelili.
Ky i fundit, ish-punonjës i bashkisë Divjakë në sektorin e Teknologjisë dhe Informacionit (IT) e ka bashkëshorten me profesion infermiere.
Por, atë ia kanë lëvizur nga spitali i Divjakës, gjë që ka sjellë dhe revoltimin e Xhelilit. Ky i fundit ka shkuar dhe i ka kërkuar llogari Kokoneshit, pasi pretendonte se kjo lëvizje ishte bërë me urdhër të tij.
“Pse më lëvize gruan nga puna”, mësohet të ketë thënë Xhelili.