U plagos nga Dan Hutra/ Marjana Gurakuqi: Nuk e njihja…

Marjana Gurakuqi ishte shtetasja e cila u plagos e para, në Astir, nga autori i masakrës së Paskuqanit Dan Hutra. Ajo shkoi në polici vetëm pasi dëgjoi për lajmet e vrasjes së 3 grave dhe plagosjen e 2 të tjerave nga Hutra. Marjana shfaet në pamje teksa tenton të fshehë dorën e fashuar.

Ajo ka deklaruar se nuk e njeh Hutrën dhe ka mohuar edhe akuzat që autori i plagosjes ka hedhur në drejtim të saj./Pa Gjurmë

BISEDA:

Marjana Gurakuqi: Mos u keqkuptoni…

Gazetari: Jo nuk po keqkuptohemi, në radhë të parë më bëhet qejfi që je mirë

Marjana Gurakuqi: Faleminderit!

Gazetari: Kishe diçka serioze?

Marjana Gurakuqi: Po ishte, më mirë jam

Gazetari: Mirë, më bëhet qejfi

Marjana Gurakuqi: Mos u keqkuptoni, thashë nuk dua sepse ishte diçka e papritur që unë as e njihja, as…ndaj edhe nuk dua…

Gazetari: Pse ju thoni që ka gënjyer kur ka thënë kam pasur lidhje me Marjanën?

Marjana Gurakuqi: Po, po prandaj po them, çdo gjë unë e kam dhënë në polici

Gazetari: Ti nuk e njihje Dan Hutrën?

Marjana Gurakuqi: Po, unë atë… kam dhënë versionin që nuk e njihja, ndaj nuk dua ta bëj publike. Çdo gjë do të zgjidhet nëpërmjet policisë

Gazetari: Po, për faktin që ai ka thënë se ju ka dhënë 80 mijë euro?

Marjana Gurakuqi: S’e njihja dhe as nuk e njoh fare, sepse unë nuk kam qenë këtu. Unë kam jetuar në Greqi

Gazetari: Në 2021 nuk ke qenë në Shqipëri?

Marjana Gurakuqi: Në 2021 kam qenë këtu

Gazetari: Po pra, por ai për 2021 thotë se ju ka dhënë 80 mijë euro

Marjana Gurakuqi: Nuk ëëë…thashë që…

Gazetari: Po për akuzën që ju ka bërë që keni lidhje me Vladimir Kurtin dhe keni dashur ta helmoni në burg?

Marjana Gurakuqi: S’kam lidhje fare. Më vjen keq…

Gazetari: Mirë, faleminderit

Marjana Gurakuqi: Mirupafshim

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *