Pas incidentit të rëndë që ndodhi ditën e sotme në një fshat të Prrenjasit, ku 3 persona u plagosën nga një granatë e vjetër, një prej të lënduarve ka folur për ngjarjen.
45-vjeçari Olsi Elezi, i cili u plagos në të dyja këmbët nga shpërthimi, teksa po punonte me bel tokën e shtëpisë, ka deklaruar nga dhoma e spitalit ku është shtruar se “nuk e mori vesh” se si plasi granata.
Ai tregoi se ishin 4 persona duke punuar tokën kur ndodhi ngjarja, ndërsa nuk e mbante mend nëse kishte punuar atë pjesë të tokës më parë.
“Duke punuar plasi, nuk e mora vesh si plasi. Ishim 4 veta duke punuar me bel. Ishte toka e shtëpisë. Nuk e mbaj mend nëse kemi punuar më parë aty”, deklaroi ai.
I lënduari ende në gjendje shoku nga shpërthimi që i shkaktoi dëme në të dyja këmbët.
Sakaq, mësohet se dy kunatat nga fshati Karkavec që mbetën të plagosura nga shpërthimi janë dërguar nē Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar për shkak të plagëve të shumta dhe mjaft të rënda.