U plagos sot te ish-parku, del nga spitali Nikolli; Vela në gjendje të rëndë

27-vjeçari Aleksandër Nikolli që u plagos sot tek sh-Parku i Autobusëve ka dalë nga spitali vetëm dy orë pasi shkoi për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se Nikolli nuk ka pasur dëme të mëdha nga plumbat dhe për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme shtrimi i tij në spital.

Ndërsa i plagosuri tjetër, Xhulio Vela, 25 vjeç ndodhet ende tek Spitali Ushtarak. Vela mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Autorët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim nga policia, por ende nuk ka asnjë të arrestuar për plagosjen e dyfishtë. Shkak për ngjarjen në fjalë dyshohet të jenë bërë prishja e pazareve për shkak të trafikut të drogës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 pasditen e sotme. Fillimisht të rinjtë u konfliktuan në një lokal, por sherri u zhvendos në rrugë ku u përdorën dhe armët e zjarrit. Plumabt kapën Nikollin e Velën, të cilët janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *