4 anëtarët e familjes Gjoka që pësuan djegie të shumta në zjarrin e të dielës në hotelin e tyre në Velipojë kanë shkuar për trajtim mjekësor në Itali.
Dy ditë pasi qëndruan të shtruar në QSUT, ata kanë vendosur të shkojnë në Itali, privatisht për të marrë një trajtim më të specializuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi 2 ditë më parë, rreth orës 06:30 në Velipojë.
Alketa, Ernesto, Daniela dhe Klarisa Gjoka pësuan djegie në masën 85-90% të trupit të tyre për shkak të shpërthimit të bombolës së gazit. Ata ishin në hotelin e tyre në Velipojë ku kishin shkuar të pastronin para nisjes së sezonit turistik.
Edhe pse autoritetet ende nuk e kanë sqaruar sesa bombola gazi kanë shpërthyer, burime të jera bëjnë me dije se rrjedhja ka ardhur nga 7 bombola gazi që ndodheshin në pjesën e pasme të hotelit. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, pasi i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë, ndërsa gjithçka brenda është shkrumbuar nga flakët.
Ka qenë Alketa Gjoka, 40 vjeçe që është zgjuar nga gjumi rreth orës 06:30 dhe ka shkuar të bëjë një kafe për veten dhe në këtë moment ka ndodhur shpërthimi.
/Priza.al/