Gjykata e Lezhës ka dhënë pasditen e sotme masaën e sigurisë “arrest me burg” për kreun e njësisë administrative të Kallmetit, Besnik Simoni dhe Altin Markun.
Seanca u zhvillua në ambientet e Spitalit të Traumës ku të dy po marrin mjekim.
Kujtojmë që të dy mbetën të plagosur pas përplasjes me armë zjarri ditën e premte, ku fillimisht i raportua për një të plagosur që ishte Simoni me tre plumba dhe më pas u gjet edhe Altin Marku me një plumb në shpatull.