U prek në pikë të dobët, Nard Ndoka ‘shpërthen’ në lotë gjatë emisionit

Ish-deputeti Nard Ndoka i ftuar në emisionin ‘Jeto me Orën’ është përlotur gjatë një videomesazhi të të birit i cili e përshëndeti të atin dhe e falënderoi atë për gjithçka, duke e prekur të atin.

Pas video-mesazhit, Ndoka u shpreh se fëmijët e tij nuk jetonin në Shqipëri, por në Maltë dhe se ai bashkë me të shoqen e vuanin pjesën e largësisë me ta.

“Doja të të falenderoja publikisht për çdo gjë që ke bërë për ne dhe mbi të gjitha për edukatën që ka keni dhënë. Për frymën që na keni rritur që të punojmë vetë dhe t’ia dalim vetë me forcat tona. Uroj që një ditë të të bëjmë krenar ashtu si ne jemi krenar për ty dhe kudo që shkojmë ecim me kokën larg. Të përshëdnes dhe të përqafoj nga larg,” ishte video-mesazhi i djalit të zotit Ndoka.

Ne e vuajmë pak pjesën e largësisë së fëmijëve. Dy djemtë e mi jetojnë në Maltë dhe punojnë aty, por jam përpjekur t’i edukoj ndryshe nga fëmijët e politikanëve të cilët janë të privilegjuar. Unë jam përpjekur t’i edukoj me frymën e punës dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur që ata po vazhdojnë një jetë me lirinë e tyre. Ky është çuni i vogël, Mario që jeton në Maltë. Ndihem mirë që ata vazhdojnë ecin përpara me forcat e veta,“-tha Ndoka.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *