U prit në hyrje të PD-së me thirrjet ‘turp, turp!’/ Basha i drejtohet Kuvendit në këmbë, mediat e shoqërojnë Live si të ishte ‘Skënderbeu’  

U fut në ambientet e Partisë Demoktarike i ofenduar nga militantët e saj dhe përfundoi me shpejtësi mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. Më pas kreu Lulzim Basha dhe deputetët e PD-së u nisën në këmbë nga Selia Blu drejt Parlamentit.

Demokratët nuk mund të futeshin kësaj here nga porta që i lidhte me Kuvendin pasi ajo ishte e mbyllur.

Më parë, ata kalonin në oborrin e Kuvendit përmes një dere që i lidhte direkt me selinë e PD-së, të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën.

foto galeri

Basha për pak minuta diskutoi me të zgjedhurit e rinj të PD-së, ku dha dhe direktivat e fundit pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit.

Basha shoqërohej në krah të Zef Hilës, Kastriot Pirolit, si dhe Andia Ullirit. Ne dalje të selisë së PD-së, Basha u prit nga disa militante demokrate, me thirrje ‘turp, turp’, pasi kundërshtojnë vendimin që u mor dje ne lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u përjashtua nga grupi parlamentar.

Në krah të Bashës në sallën e Kuvendit janë ulur sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, si dhe nënkryetarja e kësaj partie, Jorida Tabaku.

foto galeri

foto galeri

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *