Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i pyetur nga mediat kroate për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka thënë qartë se nuk ka tërheqje të njohjeve dhe se për të është një vend i njohur ndërkombëtarisht.
I pyetur nëse Mali i Zi do të bëjë një hap prapa nga njohja e Kosovës, Milatoviç ka theksuar se kjo është një situatë që ka përfunduar, sa i përket Malit të Zi.
“Sipas meje, Kosova është një vend i njohur ndërkombëtarisht” – tha Milatoviç.