U qatë nga vapa dhe zjarret? Ballkanit dhe Shqipërisë po i afrohet ‘Bisha’ me uragane e shira. Agjencitë ndërkombëtare japin alarmin: Siguroni pronat…    

Ja kemi bërë vetes! Ngrohja globale nuk është “gogoli” apo kometa që bie nga qielli, por një çrregullim klime dhe fenomenesh natyrore që ndër vite njeriu ia ka shkaktuar natyrës.

E pra, të gjitha ato që mbollëm ndër vite do ti “korrim” tani… në kurrizin tonë.

Këto ditë jemi përballur me temperatura përvëluese dhe zjarre masive që po bëjnë tym e hi gjithë vendin tonë, por jo vetëm. Edhe të tjera shtete rreth nesh janë përballur me të njëjtën situatë, prej së cilës nuk kanë munguar as humbjet njerëzore.

Por prisni se nuk ka marrë fund! E harruat çfarë ndodhi në Gjermani dhe Vendet e Ulëta, vetëm disa javë më parë. E pra, ajo mund të trokasë në ditët në vijim edhe në Ballkan.

Featured image of article: Shi, breshër dhe tornado! Parashikimi i frikshëm që prek dhe Shqipërinë, çfarë na pret pas të nxehtit afrikan dhe zjarreve

“Severe Weather”, agjencia ndërkombëtare meteorologjike ka parashikuar ndryshim të fortë të motit në rajon, duke paralajmëruar erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm, breshër, përmbytje dhe duke mos përjashtuar mundësinë për një tornado gjithashtu.

Që pasditen e sotme, agjencia në fjalë parashikon ndryshime të motit, pas valës së të nxehtit afrikan. Kroacia, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë vendet që pritet të preken nga ky ndryshim moti në Ballkan. As Turqia nuk bën përjashtim.

“Rrezik i lartë është lëshuar për Kroacinë Jugore, Bosnjën Jugore, Serbinë Jugperëndimore, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe veriperëndimin e Maqedonisë së Veriut, me një kërcënim erërash të forta që mund të shkaktojnë dëme të mëdha, breshër gjigant, reshje të rrëmbyeshme që sjellin përmbytje.

Edhe një tornado e fortë nuk mund të përjashtohet, duke pasur parasysh erërat mjaft të forta Jug-Juglindore, përgjatë bregdetit Juglindor të Adriatikut, afërsisht nga Kroacia, dhe më në Jug përgjatë Malit të Zi në bregdetin shqiptar”,- shkruhet në artikullin e agjencisë.

Harta e parashikimit

Shqipëria dhe shumë vende të tjera në rajon e botë janë përfshirë nga zjarre të shumta prej 13 ditësh, ngjarje që kanë sjellë dëme të mëdha në zonat e prekura, duke shkaktuar edhe viktima. Dhe, bazuar në këtë parashikim, natyra nuk ka ndërmend të qëndrojë e qetë.

Pas valës së të nxehtit që goditi tërë pjesën juglindore të Evropës dhe Turqisë, sipas ekspertëve të kësaj agjencie, mot i ndryshueshëm do të përcjell disa vende të Ballkanit, ku do të përfundojë me stuhi deri në Greqi.

Ndryshimi i motit është paralajmëruar të ndodh nga enjtja, por deri tani nuk ka pasur ndonjë luhatje të theksuar që do ta vërenin në masë të madhe edhe qytetarët.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *