50-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shijak është Ardjan Çyrbja, ndërsa autori i dyshuar është Ervis Hodo.
Ky i fundit ka shtënë tri herë me armë në drejtim të 50-vjeçarit , i cili ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortes dhe fëmijës. Plumbat e kanë kapur një në bark dhe tjetri afër zemrës. Bashkëshortja e Çyrbes i është afruar autorit duke iu lutur të mos qëllonte më.
I plagosuri është nga Shijaku, ndërsa autori i krimit Hodo është nga Dibra, i ardhur disa dekada me parë me banim në Shijak. Sipas policisë, sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.