Një 45-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Peqin. Trupi i pajetë është gjetur në lagjen Çezmë, në afërsi të lumit Shkumbin. Nuk dihet se kush mund të ketë qëlluar për vdekje personin e pajetë. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur krimin dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit ose autorëve.
Policia e Peqinit/ Informacion paraprak
Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/Priza.al/