U qëllua me plumb pas koke, ja kush është shqiptari i ekzekutuar në Gjermani

Mario Muka është 42 vjeçari shqiptar i ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Gjermani.

Mësohet se viktima rezulton të jetë pronar i një biznesi në Shijak, ndërkohë që në vitin 2018 kishte emigruar drejt Gjermanisë.

Policia po merret me pistën e hetimit mbi rrethanat e krimit, ndërsa sipas detajeve të bëra me dije nga mediat gjermane, ekzekutimi i shqiptarit nuk ka qenë rastësor, pasi autorët e kishin ndjekur për disa momente derisa në fund e kishin qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës duke e lënë të pajetë në vendngjarje.

Viktima ishte emër i njohur për policinë, pasi ishte proceduar për vepra të ndryshme penale për drogë dhe vjedhje. Muka jetonte që prej 2018 në Gjermani dhe kryesisht në Krefeld.

“Sipas statusit aktual të hetimit, mund të përjashtohet se 42-vjeçari ishte një viktimë e rastësishme. Megjithatë, motivi i kësaj vepre të përgjakshme është ende i paqartë. Ne po hetojmë në të gjitha drejtimet”, tha prokurori i çështjes Axel Stahl.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *