U qëllua për vdekje gjatë një grabitje, zbardhen detaje të reja për vrasjen e reperit amerikan

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e reperit amerikan PnB Rock. Ky i fundit u qëllua për vdekje gjatë një grabitje në një restorant në Los Anxhelos.

Sipas Policisë amerikane një person iu afrua dhe kërkoi që ata të dorëzonin sendet personale. Ata patën një përplasje përpara se reperi të qëllohej disa herë dhe të binte në dysheme. I dyshuari i mori sendet duke u larguar më pas drejt një makine që po e priste jashtë restorantit.

Mediat amerikane raportojnë se burime nga policia kanë konfirmuar se reperi ishte objektivi i sulmit. Homazhet kanë vërshuar për PnB Rock emri i vërtetë Rakim Hasheem Allen i cili u bë i famshëm me publikimin e hitit të tij të vitit 2016 Selfish. Ai kishte bashkëpunuar me artistë përfshirë Ed Sheeran.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *