Ish-presidenti meksikan Luis Echeverria, i cili mori detyrën në vitin 1970 duke premtuar një hapje demokratike për vendin, por mbikëqyri gjashtë vitet më të ashpra të të ashtuquajturës “luftë e pistë” kundër disidentëve, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.
Sipas Guardian, Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador në Twitter konfirmoi vdekjen të shtunën, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjen e Echeverria.
Si një burrë i moshuar, Echeverria i shpëtoi përpjekjeve të prokurorëve meksikanë për ta paditur për gjenocid për rolin e tij në dy masakra famëkeqe të protestuesve studentorë në 1968 dhe 1971 që ndihmuan në përcaktimin e një epoke të represionit të ashpër shtetëror.
Tullac dhe me syze, Echeverria mohoi keqbërjen dhe tha se ndërgjegjja e tij ishte e pastër. Ai nuk pranoi të dëshmonte për krime që nuk janë zbardhur plotësisht as sot e kësaj dite.